Deputeti më ri i Kuvendit nga rradhët e LSI-së, Ralf Gjoni është sulmuar me bojë tek dera e shtëpisë. Në video është filmuar momenti kur një djalë i ri, spërkat me bojë deputetin e LSI, ndërsa del nga dera e shtëpisë.
Më herët gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanËeb’ se Gjoni ishte duke dalë për të shkuar në Kuvend për betimin. Një djalë i ri po e priste tek dalja e pallatit. Pak pas daljes, djali është çuar në këmbë duke i hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.
Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është perdorur ndaj Ralf Gjonit. Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve. Gjoni shprehet se prita dukej qarte që ishte e porositur nga lart.