Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.
Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel dhe nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në protestë. Ndërkohë, ai duhet të paraqitet sot edhe në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për çështjen e lobimit në SHBA.
Pritet të shihet gjithashtu nëse kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare apo jo, një seancë ku pritet betimi i tre deputëve të rinj nga LSI, por që nuk dihet sesa do të zgjasë.
/a.meta