Opozita do të organizojë nesër një protestë para parlamentit në orën 9:30, para zhvillimit të seancës plenare.
Ndryshe nga herët e tjera opozita ka një tjetër plan që konsiston në shpërndarjen e protestuesve në 6 pika.
Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.
/a.r