Tarifat doganore ndëshkuese të vendosura nga SHBA-ja ndaj Kinës për ta detyruar të negociojë një marrëveshje tregtare mund të qëndrojnë në fuqi për një periudhë të arsyeshme, deklaroi sot Donald Trump.
“Duam të jemi të sigurt se nëse arrijmë një marrëveshje me Kinën, ajo do e respektojë”, e justifikoi presidenti amerikan mbajtjen e këtyre taksa mbi 250 miliardë dollarë produkte kineze të importuara në SHBA.
Trump theksoi gjithashtu se negociatat me Pekinin, që janë intesnifikuar që prej fillimit të vitit, “po ecin shumë mirë”.
/a.r