Nga Mero Baze
Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negocioj krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”
E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi në fund të deklaratës së tij, është ajo që ai e quan shkak të krizës dhe që e përsërit në katër paragrafe të gjithë deklaratës së tij. Për atë, shkak I krizës nuk është djegija e mandateve nga opozita, edhe pse e kritikon atë akt. Qartazi Presidenti Ilir Meta, thotë se kjo krizë I ka rrënjët tek Reforma në Drejtësi dhe tek fakti që aktorë të caktuar kanë injoruar atë dhe Sali Berishën në këtë histori. “Aktorët e caktuar” natyrisht që janë SHBA, Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare. Kjo pastaj I jep kuptim dhe krahasimit me komunistin kilian Alende, që u rrethua në zyrë nga kundërshtarët, me mbështetje të SHBA dhe vrau veten.
Por duke e injoruar këtë aliçunacion të tij, ajo që mbetet e qartë në qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, është se shkaku I kësaj krize është mënyra se si po avancon Reforma në Drejtësi.
Ja si e thotë qartazi Presidenti dhe e përsërit në forma të tjera thuaje katër herë këtë gjë:
“Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.”
Të gjitha gjërat e tjera, që vijnë pas, djegia e mandateve, hyrja e deputetëve të rinj në Kuvend, dhe broçkullat me Alenden, janë një përpjekje për ti justifikuar pasojat dhe jo një përpjekje për ti zgjidhur ato.
Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negocioj krizën, por të negocioj “Reformën në Drejtësi”. Siç duket qartë ai nuk është I shqetësuar ashtu si duket nga shifra prej 94 deputetë, që u tejkalua në parlament, por nga shifra 84 deputetë, shifër e mjaftueshme për të vazhduar Reformën në Drejtësi. Ndaj dhe ai ngul këmb të interpretoj se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm.
Pra shqetësimi I tij I vetëm për “krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar”, ka të bëj me faktin se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë dëgjuar, kur kanë kundërshtuar mënyrën si bëhej “Reforma në Drejtësi” dhe gjithë çfarë ka ndodhur, është pasojë e kësaj.
Dhe mendoj se Ilir Meta këtu është I sinqertë. Jo vetëm ai, por dhe kundërshtarët e tij dhe sidomos partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe Bashkimi Evropianë, besojnë se kjo krizë erdhi për shkak të “Reformës në Drejtësi”. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk e pranuan atë në asnjë moment dhe shkuan tek ky akt ekstrem I paprecedent, që tenton të shemb sistemin politik.
Kjo është një nga kostot më të mëdha, që Shqipëria po paguan për “Reformën në Drejtësi”, është revolucioni I vërtet më i dhunshëm institucional, kundër Reformës, dhe një çmim I lart për vendosjen e drejtësisë në vend. Goditja që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës i dhanë sistemit politik, për shkak se ai po shkonte pa dëshirën e tyre drejt “Reformës në Drejtësi”, natyrisht është e rënd. Por zgjidhja e vetme që edhe kjo plagë e sistemit politik të kapërcehet, është përsëri “Reforma në Drejtësi” dhe jo tërheqja pas për një pazar që e minon atë.
Shfaqja e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shpresa e fundit e tij se mund ta ndal këtë gjë dhe mund të negocioj Reformën.
Dhe për të na treguar se çfarë pasoja do të ketë vendi, nëse ne nuk bllokojmë “Reformën në Drejtësi”, pra shifrën 84 deputetë , duke mos I quajtur legjitimë këta që po hyjnë, ai është I gatshëm, “deri tek sakrifikimi i jetës si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte”. Dhe këtu më qart se kurrë, duket se e ka me SHBA, dhe mbështetjen e saj pa rezerva për “Reformën në Drejtësi” që Ilir Metës, por dhe Berishës, i duket si mbështetje për Juntën e Edi Ramës.
Nuk është duke kërkuar kompromis për djegien e mandateve, apo plotësimin e tyre, por një pazar për “Reformën në Drejtësi”. Nuk ëshët I trembur nga shifra 94 depeutë që e shkarkon, por nga shifra 84 që e tmerron. Në fakt nuk ka thënë asgjë të re. Këtë e dinim, qysh kur u dogjën mandatet.