Një 75-vjeçar, me inicialet K.Sh., i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj.
Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët në afërsi të banesës së tyre. Nuk bëhet i ditur shkaku që e ka çuar 75-vjeçarin drejt vetëvrasjes.
Nga informacionet pararake policia bën me dije se “në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj, është gjetur nga familjarët i vetvarur në afërsi të banesës shtetasi K.Sh., rreth 75 vjec. Nga kqyrja fillestare e trupit nuk ka shenja dhune”.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.