Pak kohë pas skandalit me pasaportat shqiptare, qe u vodhen ne Athine pasi me pare ishin transportuar me canta rrobash me autobus, Ministria e Jashtme ka liruar nga detyra konsullin shqiptar në Greqi, Pervin Gjikuria.
News 24 ben me dije se ambasadorja Adriana Hobdari vijon te jete ende ne detyre.
Reagimi vjen pak kohe pas skandalit qe ndodhi ne shtetin fqinj me 100 pasaporta te shqiptareve atje. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.
Me pas, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morë 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikimit.
Pervin Gjikuria, konsulli shqiptar në Janinë
/g.kosovari