Kukësi ka marrë sot një vendim drastik teksa ka shkarkuar nga detyra, trajnerin Armando Cungu.
Humbja në Korçë si duket ka qenë fatale për teknikun shkodran.
Lajmin e ka konfimruar faqja zyrtare e klubit e cila thotë gjithashtu se detyrën e trajnerit te ekipi verilindor e ka marrë Ramadan Ndreu.
“Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.