Një konflikt i nisur mes menaxherit të një lokali dhe klientit, ka përfunduar me të shtëna me armë në ambientet e klubit të natës. Policia e Elbasanit e njoftuar nga qytetarët për të shtëna me armë, mbërriti në vendin e ngjarjes ku bëri arrestimin e menaxherit 41-vjeçar B.Spaho.
Policia thotë se konflikti nisi për motive të dobëta dhe nëse nuk do të ishte bërë raportimi dhe ndërhyrja e uniformave blu, situata do të kishte përfunduar me pasoja.
Menaxheri ka qëlluar me armë në ajër – thotë policia, dhe në momentin e mbërritjes së autoriteteve, ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.
Policia u njoftua për ngjarjen përmes një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ku u tha se se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.
I arrestuari do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
/a.meta