Aktorja e filmit kult komik të vitit 1999, Tara Reid foli rreth mundësive të realizimit të kapitullit të pestë të “American Pie”. Tara Reid deklaroi se ajo që e pengon një gjë të tillë, është mosmarrëveshja mes Seann William Scott dhe Jason Biggs.
“Seann dhe Jason duhet të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre. Ka shumë për të folur për filmin e pestë. Shpresoj që djemtë të pajtohen dhe të realizohet ky projekt. Nuk do të mendohesha dy herë për t’u bërë pjesë e ‘American Pie 5’”, deklaroi Reid.
Seann William Scott luan rolin e Steve Stiflerit në film, ndërsa Jason Biggs njihet me emrin Jim Levenstein, në “American Pie”.
/a.meta