Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse. Po ashtu i bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende plasëse;- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;- 10 krehera; – 77 fishekë;- 2 radio marrëse e dhënëse. Policia e Shkodrës sqaron gjithashtu se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
/a.meta
Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në prangaShërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende plasëse;- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;- 10 krehera; – 77 fishekë;- 2 radio marrëse e dhënëse. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 18. März 2019