Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi ka dalë përpara mediave ditën e sotme për të folur për ndeshjet eleminatore Euro 2020.
Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e eliminatoreve më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë.
Panuçi ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndrysojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.
eni i kënaqur me grupin e lojtarëve?
“Jam i kënaqur 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por is hi dëmtuar. Ndoji dhe Binaku janë të dëmtuar. Rikuperuam Abrashin, Ajetin. Grezda ka luajtur, por të shohim. Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit.
Kjo do të jetë kombëtarja që do të shohin në eleminatore?
“Nuk dotë thotë që do të mbrohemi, por do të krijojmë fushën për tu nisur. Vura re, por duke gabuar unë, sa më shumë skuadra të hapet, në total kemi disa problem”
Çfarë duhet të bëj Keidi Bare?
“Është miku yt (i drejtohet gazetarit). Mund të ketë shumë që mund të vijnë”
Si nisemi në këto eleminatore?
“Ndeshje pas ndeshje. Këtu kanë dalë jashtë realitetit. Jemi në grupin 4. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjëm diçka special dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt”
Tahiraj dhe Durmishaj?
“I kemi parë të gjithë. Do ta shohim për të ardhrmen. Për sa i përket lojtarëve të tjerë, kishin përgjigje, por ndryshuan. Zgjodhën për të luajtur për Greqinë. Për detajet e sakta, është FSHF që mund të flas më shumë”
Taulant Seferi?
“Po e ndjekim, nuk është mbyllur asgjë. Tani kam nevojë për lojtarë ekspert”
Lenjani, pse jashtë?
“Sepse është Binjaku dhe Aliji. Është çështje teknike”
Vetëm 3 lojtarë anësorë…
“Mund të luaj edhe pa sulmues. Balliu mund të luaj përpra. Uzuni mund të bëj të djathtin edhe të majtin. Për këtë i kam thirru vetëm këta. Vetëm kjo është, çështje taktike”
Sa ka ndryshuar kundërshtari nga ndeshja e para me Turqinë?
“Kur jam këtu, ajo që më shqetëson është sepse, jemi me luhatje. Kur djemtë e kanë zjarrin brenda, mund të bëjnë gjëra të rëndësishme. Mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen”
Me mungesën e Mavrajt, i shmangim problemet?
“Problemi ka qenë se kemi kërkuar futboll total. Gjimshiti luan te Atalanta, Hysaj te Napoli, duhet të mblidhemi.”