Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia e Vlorës.
Shtetasi me iniciale R.A. banues në Vlorë, kërkohej prej rreth 3 vitesh, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
“Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’”, sqaron policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.