Teksa protestuesit e opozitës ishin duke u përplasur me policinë para Parlamentit për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, dy nga aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha po konsumonin kafe.
Vangjel Dule dhe Nard Ndoka janë parë duke pirë kafe në një lokal pranë Kuvendit ku jashtë qytetarët kërkonin largimin e qeverisë. Dule dhe Ndoka konsiderohen si dy pretendentë të rëndësishëm për poste ministrore në rast se opozita vjen në pushtet.
/A.META