Rrethimi i Kuvendit të Shqipërisë i shkatërruar. E dëmtuar po ashtu me xhama të thyera, edhe zyra e rojës së godinës së Parlamentit. Gurë, shashka, kapsollë dhe mjete të forta të mbetura në rrugë. Janë këto pasojat e protestës së opozitës për më shumë se tre orë sot në një marshim rrethues tek Kryeministria, që vijoi më tej me një përplasje të dhunshme me policinë tek Parlamenti. Nga fotot e realizuara nga Antonio Çakshiri shihet ajo se çfarë ka lënë pas protesta.
Ekepertët kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave. Ndërsa gjithë perimetri ku u mbajt protesta është rrethuar me shiritin e sigurisë nga ana e policisë.