Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar në protestën e opozitës. Meta bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.
Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.
Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.