Ndryshe nga protestat e kaluara në kordonin e parë para Kryeministrisë, nuk ka police femra.
Këtë herë për mbarëvajtjen e protestës në rreshtin e parë “të betejës”, janë pozicionuar efektivë meshkuj, teksa ato femra janë pozicionuar në pozicione më pak problematike.
Bëhet fjalë për mbi 1600 efektivë policie të reparteve të ndryshme të cilët janë në gatishmëri për të mbrojtur godinën e qeverisë por edhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Kështu për shkak të protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë kur pati gaz lotsjellës dhe akte dhune dhe dëmtime në ambientet e Kryeministrisë, masat e marra janë më të përforcuara.
Nëpërmjet fotografive mund të shihni se si efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë repartit “Shqiponja” kanë mbërritur në Kryeministri.
Sakaq mbi Kryeministri, Kuvend dhe godinave përreth janë pozicionuar punonjësit e Gardës për të monitoruar situatën.
Vihet re se efektivët e policisë janë të pajisur edhe me maska kundragaz, ku me gjasë mund të përdoret sërish gaz lotsjellës.
/a.rada