Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), do të zhvillojë më 19 mars një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet.
Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari.
Subjekti i rivlerësimit Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.
/a.rada