Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës pasditen e sotme.
Mësohet se ata po udhëtonin me një makinë, nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës.
Në automjet kishte informacione për drogë, fakt që u vërtetua në momentin e ndalimit.
Pas kontrolleve u sekuestrua një sasi prej 2 kilogram kanabis sativa.
Droga ishte e përpunuar ndërsa të ndaluarit po merren në pyetje.
/a.r