Jaime Mata do të veshë fanellën e Spanjës, pasi trajneri Luis Enrique i mundësoi atij një ftesë për në përfaqësuesen iberike.
Mata është sulmues dhe aktivizohet me skuadrën e Getafe, teksa këtë sezon ka shënuar 13 gola në La Liga dhe me punën e tij arriti të bindur Enrique-n ta marrë në kombëtare.
Sot, ai është 30 vjeç, por historia e tij në futbollin profesionist fillon herët me një ngjarje të bujshme. Ai e filloi karrierën e tij të futbollit tek skuadra Tres Cantos, e cila u bashkua me klubin Pegaso, që u zhduk më vonë. Sulmuesi ishte pjesë e rreshtit të lojtarëve që ulën pantallonat si një shenjë proteste për mospagimin ndaj tyre gjatë sezonit 2009-10.
Ato imazhe bën gjiron e botës asokohe dhe Mata i kujton: “Shtypi erdhi menjëherë dhe të gjithë po thoshin çfarë po ndodh me botën e futbollit”.
Karriera e tij vijoi me skuadra si: Lightning B, Socuellamos, Mostoles, Lleida, Girona, Valladolid dhe Getafe. Ai ka detyrën e vështirë të mbajë peshën e sulmit dhe të justifikojë grumbullimin e tij te Spanja.
telesport.al/a.r