Ambasada amerikane ka kujtuar përmes një video ceremoninë historike në ’91, kur u rivendosën marëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve pas një ndërprjeje 52-vjeçare.
“Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”, shkruan ambasada në faqen e saj.
/a.meta