Është hidhur në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Champions League.
Tetë skuadrat më të forta të Europës u njohën me rivalet e tyre të radhës në Champions League.
Në këtë short u dukë dominimi i skuadrave angleze, pasi u përfaqësuan me katër skuadra që arritën në çerekfinale, një derbi duket më se i sigurt që do të dalë nga goglat e sotme, ndonëse çdo gjë mund të ndodhë.
Juventusi ka pasur fat, pasi do të përballet me Ajaksin, që megjithëse eleminoi Real Madrid, shihet si një kundërshtar i lehtë për italianët.
Ndërsa Barcelona do të ndeshet me Mançester Junaited.
Ajaks-Juventus
Liverpool-Porto
Tottenham-Manchester City
Barcelona-Manchester UnitedNë shortin e sotëm janë përcaktuar po ashtu edhe përplasjet e mundshme në gjysmëfinalet e Champions. Kështu fituesja e Tottenham-City do ndeshet në fazën tjetër me fituesen e çiftit Ajax JUventus dhe fituesja e çiftit Barcelona-United me fituesen e Liverpool-Porto. Ndeshjet e para çerekfinale do luhen më 9-10 prill ndërsa finalja e madhe më 1 qershor në Madrid.