1879 – Lindi shkencëtari gjerman Albert Ainshtain, teoricieni më i shquar i fizikës në shekullin e 20-të, krijuesi i teorisë së relativitetit (1916), fitues i Çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1921. Ai emigroi në SHBA në vitin 1933, pasi nazistët erdhën në pushtet. Me paralajmërimin e tij në 1939 se gjermanët mund të bënin një bombë atomike, Shtetet e Bashkuara filluan punën kërkimore për të ndërtuar vetë atë armë. Ai ishte i martuar me matematikanen serbe Mileva Mariç.
1804 – Lindi kompozitori austriak Johann Strauss i Vjetri, i cili i dha formë valsit vjenez dhe në mënyrë të konsiderueshme ka kontribuar në popullaritetin e saj. Ai ka kompozuar më shumë se 150 valse, një numër të madh marshesh, përfshirë të famshmin “Marshin Radetzki”, polka, kadrile.
1820 – Lindi Vittorio Emanuele II, i fundit mbret i Sardenjës (nga viti 1849) dhe monarku i parë i Italisë së bashkuar nga 1861 deri në vdekjen e tij në 1878. Ishte shumë popullor dhe u quajt “Padre della Patria”, po ashtu Vittorio Emanuele II paraqiti një rregullore parlamentare në Itali.
1883 – Në Londër, vdiq filozofi dhe ekonomisti gjerman Karl Marks, teoricieni më i rëndësishëm i socializmit modern dhe komunizmit në shekullin e 19-të. Me Friedrich Engels bëri “Manifestin Komunist” në 1848 dhe Kapitalin.
1932 – Përfundoi në vetëvrasje industrialisti amerikan George Eastman, një nga pionierët e fotografisë dhe filmit, themelues i Kodak.