• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma: Ne bëjmë sakrifica ekstreme për vendin dhe nuk mbahemi me llafollogji

by Java News
14/03/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma ka analizuar hapat e mëtejshme të Partisë Demokratike që do të kulmojnë në protestën e të shtunës në Tiranë ku është paralajmëruar rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për A2 ajo shprehet se opozita nuk merret me llafollogji por ndërmerr masa radikale dhe sakrifica ekstreme.

Për Dumën , ”protesta do të jetë më e gjatë dhe e qëndrueshme, pjesë e rrugëtimit që kemi nisur për një qëllim final, që është qeveria transitore, e cila do të siguroj padyshim zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Qasja e lidershipit opozitar ka marrë kritika të forta jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Për disa radikalizmi i tyre shënon një krizë të brendshme dhe mungesë alternative, por Duma e mohon këtë gjë, madje deklaron se “ nuk ka patur një moment më të lartë në frymëzim për strukturat e PD”.

“Partia Demokratike që bën sakrifica ekstreme, merr masa radikale, tregon qartazi se është forcë politike që nuk mbetet brenda skemës. Çdo forcë politike që qëndron brenda skemës dhe që mbahet me llafollogji, është ajo që është në krizë”, vijon Duma.

Ndërkohë deputetja komenton edhe vendimin për përjashtimin e Rudina Hajdarit ku thotë se vendimi i takon forumeve, edhe pse ligjvënësja u dëbua brenda pak minutash përmes një statusi në Twitter nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë”, por më pas vijon duke thënë se “kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten” , dhe që “politika ka uljet e ngritjet e veta” dhe që historia njeh rikthimet.

Next Post
Zbuloni pesë veturat më të shtrenjta në botë

Zbuloni pesë veturat më të shtrenjta në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

December 22, 2025
Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

December 22, 2025
PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

December 22, 2025
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

December 22, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimi i opozitës së Berishës nuk duhet përjetuar si fitore e korrupsionit

December 22, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

December 22, 2025
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

December 22, 2025
Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In