Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se Platforma e Dialogut është ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut me Beogradin”.
Sipas tij një platformë e tillë e ka ‘vrarë dialogun’ e Brukselit.
Gjuriç është kujdesur që të sulmojë edhe Sllobodan Petroviçin, duke thënë se përmes tij është bërë e mundur që të miratohet ajo platformë në Kuvendin e Kosovës, shkruan novosti.
Sipas tij Petroviçi çdo ditë e më shumë është duke vepruar në kundërshtim me interesat e Serbisë.
Ai thotë se Lista Serbe çdo ditë e më shumë po lufton për interesat e Serbisë në Kosovë.
“Petroviq në vend se të protestonte kundër veprimeve që Kosova po i bën përmes taksave dhe sulmeve ndaj Trepçës, ai po mbështet protestat e organizuara kundër Vuçiç”, ka thënë Gjuriç.
Dje në një komunikatë për media edhe Lista Serbe ka linçuar publikisht Sllobodan Petoroviqin, duke e quajtur si produkt të ‘kurvërisë’ së ndërkombëtarëve me Hashim Thaçin.