Liverpuli ka tronditur Bajernin e Mynihut duke e eleminuar në fazën e 1/16-ve të kompeticionit të “UEFA Champions League”.
“The Reds” mori një kualifikim të merituar për në fazën e çerekfinaleve në sfidën e dytë të zhvilluar në “Allianz Arena” duke triumfuar me rezultatin e thellë 1-3, ndërkohë që ndeshja e parë e zhvilluar në Angli kishte përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.
Bavarezët nuk arritën dot që të ishin në lartësinë e duhur në këtë takim, duke bërë një paraqitje zhgenjyese përpara tifozerisë së saj.
I pari që hapi serinë e golave ishte Sadio Mane në minutën e 26-të, i cili pas nje veprimi mjaft të bukur brenda zonës duke shmangur dhe Nojerin e dërgon topin në fund të rrjetës.
Megjithatë, Bajerni reagoi përpara se pjesa e parë të mbyllej kunë minutën e 39-të barazojnë shifat fal një autogoli të Matip.
Pjesa e dytë foli gjithsesi për të besuarit e Jurgen Kloop, që e dominuan takimin dhe gjetën sërish epërsinë në minutën e 69-të me anë të mbrojtësit shtatlartë Van Dijk, i cili fitoi duelin me mbrojtësit bavarez në zonë dhe goditi saktë me kokë duke e dërguar topin për herë të dytë pas krahëve të Manuel Nojer.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit ishte sërish Mane që shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal në këtë takim, me Liverpulin që largohet me kokën lartë nga Gjermania dhe me shijen e kualifkimit, ndërsa Bajerni e mbyll në mënyrë të shëmtuar këtë edicion në Champions League.
Për në fazën çerekfinale u kualifikuar dhe skuadra e Barcelonës e cila mposhti në “Camp Nou” ekipin e Celitc.
Katalansit pas barazimit të parë me shifrat 0-0, fituan në fushën e tyre me shifrat 5-1.
Golat e fitores për blaugranët u shënuan nga ana e Messit që shënoi një dopietë, Pikes, Dembeles dhe Kutinjos, ndërsa golin e vetëm për skuadrën skoceze e shënoi Touasart.
Golat në ndeshjen Bajern Mynih-Liverpul.
Goli i shenuar nga Mane
Goli i shenuar nga Van Dijk
Autogoli i shenuar nga Matip
Goli i pare i shenuar nga Mane