Alban Bushi trajneri i kombetares U-21, ne nje intreviste te dhene per mediat greke, ka folur per arsyet pse Fiorin Durmishaj, zgjodhi perfaqesuesen “Helene” dhe jo atë shqiptare.
Ne intervisten e dhene per “gazzetta.gr”, tekniku i kuqezinjve tha se Durmishaj do te behet pishman per zgjedhjen e tij.
“Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në kombëatren e 21-vjeçarëve. Është një lojtarë që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmedna kur mësova se zgjodhi Greqinë.
Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria.
Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndjejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshmë Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurtë që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë”, deklaroi Bushi.