Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare ku kanë marrë pjesë edhe deputetët e të ashtuquajturës opozita e re.
Deputetët që erdhën nga listat e LSI dhe PD të 2017 janë ulur në vendin që deri një muaj më parë mbanin dy grupet parlamentare PD e LSI.
Ndërkohë, forcat opozitare nuk kanë protestuar si herët e tjera po kanë menduar të hyjnë në Kuvend përmes një droni ku mbante një banderolë që shkruante “Parlamenti i krimit”.
Mazhoranca ka qenë e relaksuar në këtë seancë dhe kjo është shfaqur tek deputetët socialiste por edhe ministrat. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka diçka për t’iu treguar dy ministreve që shfaqen kurioze teksa shohin telefonin e shefit të qeverisë.