Anija tregtare italiane, “Grande America”, e cila u përfshi të dielën nga zjarri në gjirin e Gaskonjës, u fundos sot në orën 15:30 (14:30 GMT) rreth 333 kilometra në perëndim të brigjeve franceze, njoftoi prefektura detare franceze e Atlantikut.
“Anija u fundos në një thellësi prej 4 600 metrash”, njoftoi një zëdhënëse e prefekturës detare.
Të 27 pasagjerët në bordin e kësaj anije prej 214 metrash, me prejardhje nga Hamburgu dhe që po shkonte në Kazablanka (Marok), u evakuan dje në mbrëmje.
/a.rada