Një shqiptar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
31- vjeçari me inicialet R.D me banimi Stella S. Giustina, provincë në Savona është kapur, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Genovas për krime të kryera nga viti 2007 deri në vitin 2013, ku përfshihet trafikim i lëndëve narkotike si dhe vjedhje banesash në Milano, Cuone dhe Teramo.
Shqiptari është dërguar në burgun e Genovas dhe do të vuajë dënimin prej 9 vitesh si dhe do të paguajë një gjobë prej 50 mijë Eurosh, raportojnë mediat italiane.
/a.rada