Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se era e fortë ka shkaktuar probleme të mëdha.
Si rezultat janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit. Era e fortë ka shkulur disa pisha që më pas kanë rënë sipër varreve.
Zonat veriore po përballen me një mot të ftohtë dhe me reshje borë në lartësitë mbi 1200 metra, ndërsa zonat e ulëta kanë prani të erës dhe të shtrëngatave dhe kjo është shoqëruar me rënie pemësh e bllokim rrugësh.