Një mision i vështirë, por aspak i pamundur. Me këtë bindje, Juventus kërkon të përmbysjë humbjen 2-0 në ndeshjen e vajtjes kundër Atletico Madrid, për të siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League.
Përballë formacionit të “Cholo” Simeones, kampionëve italianë iu duhet një sipërmarrje e vërtetë, por dy janë detajet që i shtojnë dozat e optimizmit të popullit bardhezi Cristiano Ronaldo dhe faktori fushë.
Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Champions League. Megjithatë, për t’i shënuar tri gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo. Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një.
Tre mungesat e sigurta për “Zonjën e Vjetër” janë Alex Sandro, Cuadrado dhe Khedira.
Me mungesa të rëndësishme zbret në “Allianz Stadium”, Atletico Madrid. Diego Costa, Felipe Luiz, Lucas Hernandez dhe Thomas duhet të shqetësojnë Simeonen, që gjithsesi rrezatoi siguri në konferencën zyrtare për mediat, jo më shumë për epërsinë që i jep fitorja 2-0 e ndeshjes së parë, se sa për besimin që ka te skuadra e tij.