Janë liruar katër protestuesit fierakë që u arrestuan nga policia për protestën kundër kryeministrit Edi Rama, që u zhvillua më 9 mars dhe degjeneroi në një përplasje me policinë.
Ne seancen e sotme, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Xhelon 56 vjeç, Besnik Jaupajn 56 vjeç, Gezim Ballën 56 vjeç dhe Hysen Hoxhën 59 vjeç.
Prokurori kerkoi arrest me burg, nderkohe gjykata ka dhene detyri paraqitje.
Protestuesit u vune ne pranga nga policia me akuzat e “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.