Është shkarkuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra vjen disa dita pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në Kufirin e qytetit bregdetar.
Këta të fundit u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit, ndërsa dyshohet të jenë përfshirë në skema ryshfeti gjatë kohës që ushtronin kontrollet në kufi. Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit të shkuar.
/a.meta