Pas komentit në Twitter, kreu i Qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në ‘Instagram’ rreth situatës së tensionuar në afërsi të gjimnazit ‘Petro Nini’, në kryeqytet, ku përmbaruarit kishin shkuar të shembin një banesë. Këtë herë, kryeministri Rama duke qëndruar në një linjë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, akuzon mediat për pavërtetësi.
“Nuk kanë asnjë faj ata që irritohen duke parë në kanale a në portale, skena si ato sot tek rruga e “Petro Ninit”, përderisa kazanët thonë gjithçka përveç të VERTETESi. Jo do prishet shtëpia, jo do bëhet pallat, jo qeveria nxjerr jashtë banorët me policë, jo më the e jo të thashë…Gënjeshtra pas gënjeshtrash, ndërkohë që këtu s’hyjnë asgjëkundi as qeveria e as bashkia dhe e vërteta është shumë e thjeshtë:
Janë dy palë familje në konflikt dhe njëra palë ka fituar gjyqin, pala tjetër e ka humbur! Përmbarimi kërkon të ekzekutojë vendimin dhe policia e ka detyrim ligjor ta mbështesë ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, kur i kërkohet nga Përmbarimi. Për më shumë, ministri i brendshëm ka folur qartë e saktë, po ashtu edhe kryetari i bashkisë TR. Llafet e tjera janë fukarallëk mediatik e politik.”, shkruan Rama. /a.meta
/a.meta