Projekti për TEC-in e Korçës nuk i plotëson standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri Blendi Klosi i cili ka konfirmuar se leja mjedisore është pezulluar.
Sipas ministrit të Mjedisit, qeveria ka refuzuar kështu ndërtimin e TEC-it.
Një ditë më parë, kundër këtij projekti, reagoi edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.
Përmes një letre drejtuar ministrave Klosi dhe Balluku, ai kërkonte pikërisht pezullimin e projektit.
/a.rada