Alban Zeneli ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike në vend të Flamur Nokës, që hoqi dorë nga mandati, bëjnë me dije burime të gazetës TemA.
Zeneli ndodhej pas Nokës në Qarkun e Kukësit, dhe pas heqjes dorë nga mandati nga ky i fundit, mandati i kalon pikërisht Zenelit.
Kujtojmë që Zeneli ka qenë deputet mandatin e kaluar dhe pas disa ditësh reflektimi, ka vendosur që të marrë mandatin e Nokës.
Zeneli është kandidati i disatë nga PD, që pranon të marrë mandatin e deputetit, ndërkohë që rrjedhja nga lista e PD-së, pritet të jetë e gjatë dhe nuk është çudi, që në Kuvend të plotësohet numri i deputetëve të PD-së që lanë mandatet.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për LSI-në, deputetët e së cilës pothuajse janë zëvendësuar të gjithë në Kuvend, pas lënies së mandateve në mënyrë vullnetare.
/a.rada