Pas problemeve të kampionatit shqiptar, i cili këtë javë u ndalua, pas bojkotit të arbitrave, me argumentin se jeta e tyre ndihej në rrezik pa policinë në stadiumet shqiptare, ditën e hënë, do mbahet një takim që do të pritet me mjaft interes mes Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe qeverisë shqiptare,
FSHF ka njoftuar edhe për detajet e kësaj konference. Tryeza e përbashkët me qeverinë shqiptare, do të jetë me temë: “Siguri – Reformim – Modernizim”. Ajo do të nisë nesër nga ora 11:00, dhe do të mbahet në ambientet e Hotel Tirana International.
Përveç kërkesës që FSHF do të bëjë për rikthimin e policisë në stadiume, të pranishëm priten të jenë edhe një pjesë e mirë e presidentëve të klubeve shqiptare, që do të kërkojnë edhe lehtësira të tjera nga qeveria shqiptare, me qëllim përmirësimin e nivelit të lojës më të populluar në Shqipëri.