Një avion i Airlines Ethiopian është rrëzuar teksa fluturonte nga Addis Abeda në Nairobi, të Kenias.
Avioni kishte në bord 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, njofton agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar deklarates zyrtare te bere nga vete kompania e fluturimit.
“Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur 08.44,”, raporton Reuters, duke iu referuarnje zedhenesi por pa i permendur emrin.
Aeroplani Boeing 737 mendohet të ketë transportuar 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi, tha kompania në një deklaratë.
“Nuk ka të mbijetuar nga bordi i avionit që transportonte pasagjerë nga 33 shtete”, tha transmetuesi shtetëror Eitiopian, duke cituar një burim nga kompania ajrore.
Nderkohe qe eshte rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.
“Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit” tha kompania ajrore në një deklaratë të më parshme.
“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithshka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi ajo.
Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”, tha zyra e tij në Twitter.