Në kuadër të vizitës në Mal te Zi, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Djukanovic.
“Shqipëria vlerëson kontributin e Presidentit Djukanovic në rrugëtimin euro-atlantik të Malit të Zi, çka njëkohësisht përfaqëson edhe kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Vizita në Podgoricë është moment i rëndësishëm për të dhenë një mesazh të përbashkët për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”– u shpreh Cakaj.
Kryediplomati shqiptar vlerësoi arritjet në rrafshin e bashkëpunimit dypalësh me Malin e Zi si një model për forcimin e ndërveprimit rajonal, dhe u ndal mbi rolin thelbësor të shqiptarëve në vendin fqinj, duke i konsideruar ata si përcaktues në përparimin euro-atlantik të Malit të Zi.
Theks të veçantë gjatë vizitës së tij Ministri në Detyrë Cakaj vuri edhe në thellimin e marrëdhënieve tregtare të cilat do të kenë një vëmendje të posaçme në mbledhjen e arrdhshme të dy qeverive, sikundër dhe zbatimi i angazhimeve të ndërmarra në kuadër të zhvillimit ekonomik të brezit ndërkufitar.
/a.meta