Tifozët e pranishëm në “Sanchez Pizjuan” për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League mes Sevilla-s dhe Slavia Pargue kanë qenë dëshmitarë të një goli të pabesueshëm.
Në minutën e 39-të të pjesë së parë, kur vendasit po fitonin 2-1, Kral ka shënuar golin e barazimit pa e kuptuar. Lojtari i miqve është goditur në shpatull nga topi, që ka përfunduar më pas në trekëndësh.
Një befasi e vërtetë për portierin Vaclik, i cili ka pësuar edhe një dëmtim në tentativën për të shmangur golin.