Tashmë është zyrtare! Arbitrat kanë vendosur të mos zbresin më në fushën e lojës përsakohë ata ndjehen të pasigurt për të ushtruar profesionin e tyre në siguri të plotë.
Lajmin e ka konfirmuar “Panorama Sport”, që ka marrë dhe një prononcim të shkurtër të Tahir Kastratit, kryetarit të Shoqatës së Arbitrave.
“Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së,” thotë Kastrati. Gjyqtarët kanë vendosur të tërhiqen nga aktiviteti deri në një afat të pacaktuar.