Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës zyrtare në Serbi i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të heqë taksën ndaj Serbisë.
“Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar”, u shpreh Conte.
Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuviç, pas takimit me Conten ka deklaruar se nuk do të ketë hyrje në BE derisa të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës.
“Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës” tha Vuçiç.
/a.rada