Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ndonëse ka firmosur dorëheqjen nga mandati, mbetet sërish deputet.
Tavo ka ngatërruar emrin e babait, ndërsa akuzon Kuvendin për papërgjegjshmëri.
Ai shprehet se është një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por në pasaportë e ka të shkruar Llambi.
Në shpejtësi e sipër, Tavo thotë se e ka shkruar emrin e të atit, siç ata e thërrasin.
Ai ka akuzuar Komisionin e Mandateve për mungesë serioziteti, pasi sipas tij, mos-thirrja e të gjithë personave të nënshkruar për të deklaruar personalisht, është shkelje.
Ai thotë se mundet që dikush edhe të kishte firmosur në emër të tjerët kujt.
“Gabimi im, babai im e ka emrin Harallamb, po në pasaportë e ka të shkruar Llambi.
Gabim shpejtësie nga unë, por edhe papërgjegjshmëri nga Kuvendi.
Kam qenë anëtar i komisionit të mandateve dhe i shqyrtonim emrat dhe të dhënat personale deri në detaje përpara se të konfirmonim mandatin, ose lënien e mandatit.
Komisioni i mandateve duhet të kishte thirrur të gjithë deputetët.
Po sikur unë të mos e kisha firmosur vetë? I mbetem vendimit të opozitës 100 për qind.
Sapo të kthehem do të dorëzoj mandatin. Në fillim të javës tjetër jam në Tiranë”, tha ai.
/a.rada