Rritja reale ekonomike në Shqipëri është përshpejtuar dhe për dy vitet e ardhshme është parashikuar të jetë më e larta në rajon.
Kështu citon Komisioni Europian në raportin periodik mbi ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të publikuar në shkurt 2019.
Sipas këtij dokumenti, në vitin 2013, rritja ekonomike ishte 1% ndërsa vitin e fundit në raport citohet të jetë 4.1%.
Sektorët kryesorë që kontribuan ishin energjia, ndërtimi dhe turizmi.
Komisioni Europian identifikon po ashtu se konsumi i rritur me 3.9% dhe investimet të rritura me 5% janë ato që kanë dhënë një kontribut kryesor, por janë eksportet të cilat veçanërisht u rritën ndjeshëm, referon dokumenti.
/a.rada