Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shkarkon drejtorin e Albpetrol Kastriot Bejtaj.
Shkarkimi i tij bëhet me motivacionin për ndryshim fryme në administrimin e kësaj kompanie.
Ndërkohë është bërë mënjëherë publik edhe emri i ri i drejtorit që do të zëvendësojë Kastriot Bejtaj i cili është Dritan Spahiu.
Vendimi është marrë nga Këshilli mbikqyrës ditën e djeshme ndërkohë që është bërë publik gjatë pasdites së sotme.
/a.rada