“Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar sot, do të fillojë zbatimi i procedurave të reja për riatdhesimin e fëmijëve”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit të këshillit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” që u zhvillua sot në Kuvend.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për procedurat e riatdhesimit të fëmijëve, për herë të parë vendos rregulla dhe përcakton strukturat që bashkëpunojnë me Agjensinë e Mbrojtjs së Fëmijve.
Ky vendim synon të garantojë të drejtat e fëmijëve të pashoqëruar dhe t’i ofrojë atyre mbrojtjen më të lartë të mundshme, nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar mbrojtjeje dhe koordinimit efikas të të gjitha institucioneve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse.
Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë që ka forcimi i njësive të mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë terrotorin, duke e rritur rolin e tyre në menaxhimin e rasteve.
“Aktualisht janë 235 punonjës të mbrojtjes së fëmijës të shpërndarë në të gjithë vendin. Gjatë vitit 2018, janë trajtuar 1897 raste të fëmijëve në nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi apo shfrytëzimi, nga këto 997 kanë qënë raste të reja.” – tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu ka bërë thirrje për të gjitha bashkitë për të patur një rol më aktiv në menaxhimin e rasteve të fëmijëve duke u bërë më efiçente nëpërmjet strukturave, sipas përgjegjësive që përcaktohen në ligj.
/a.rada