Nga Aldo Shpuza/
Në çdo kohë të zymtë, ka shtigje edhe më të mira. Shqipëria sot nuk është më një artificë absurde e politikanëve të papërgjegjshëm. Parimi kryesor i një shteti demokratik është që “Parlamentarizmi nuk mund të digjet”. Kjo aksiomë duhet në fakt të ishte e panegociueshme, por në fakt tregon më së miri realitetin e një opozite që nuk peshon siç duhet as politikisht dhe as intelektualisht në karriget e parlamentit shqiptar.
Profesor Enver Roshi, është një aset që i shtohet parlamentit shqiptar dhe pranimi i mandatit të deputetit nga ana e tij, është një gjest fisnikërie. Për këtë ka disa argumenta..
E para, është përgjegjësi e mbajtur ndaj votuesve të Gramshit (rreth 3500 vota vlerësim për Profesorin) dhe atyre të qarkut të Elbasanit. Ndryshe nga politikanët e tjerë që harresën e kanë parim sapo fitojnë; Enver Roshi kujtesën e ka më të fortë edhe në ditët e humbjes. Dera e tij për Gramshin, Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë ka qënë dhe është gjithmonë e hapur, pa kushte.
Mandati është i popullit, Enveri është përfaqësues i tij.
E dyta, kontributi i tij politik ja lejon që as të mos intimidohet fare nga zhgarravitjet opozitare; sepse është personi më i votuar nga populli; pavarësisht renditjes emërore të listës.
E treta, Enveri është dinjitoz dhe plot vlera. Në matje intelektuale, profesionale, menaxheriale, i pashembullt. Ka shërbyer si mjek dhe si pedagog në qënësimin e shëndetit publik si një nga fushat më të rëndësishme të shëndetësisë dhe parandalimit të sëmundshmërisë. Kush më mirë ka eksperiencën e duhur në parlamentin shqiptar për hartimin e politikave të shëndetësisë? Referencat e jetëshkrimit; mjafton nën një vëzhgim të shpejtë vërtetojnë më shumë sesa cilatdo fjalë.. Parlamenti ka nevojë për njerëz kompetentë; sidomos në kohën kur opozita si gjysma e artë e matjes së qeverisjes bojkoton çdo furnizim ideor dhe politikbërës në të gjitha fushat që lëvron parlamenti.
E katërta; qasja ideore është gjithmonë konstruktive. Stabiliteti dhe integrimi është ajo që duan shqiptarët e vërtetë dhe faktori ndërkombëtar; sikundër edhe Profesor Roshi që e përqafon atë.
Së fundi; mëkatarët i tregon koha. Në se dinjiteti i bindjeve të majta do të dominonte mbi interesat e pushteteve të tavolinave; atëhere çfarë do e bashkonte Lëvizjen Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike? Çfarë qasje dhe çfarë programi?
Atëherë me bindje; Profesor Enveri do të përfaqësonte të majtën progresiste.
Idetë nuk tradhëtohen.
Djegia në të gjithë trajtat semantike të fjalës, e manifestuar si djegie mandati apo djegie fizike; nuk sjell gjë tjetër veçse shkatërrim dhe destabilitet. Besimi tek shqiptarët është i padiskutuar që dinë të racionalizojnë dhe tu japin vendin kujtdo ku i takon.
Enver Roshit i takon në parlament. Mbështetja për të është sprova e duhur për një politikë dinjitoze.