Aleatët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët në selinë e kësaj të fundit.
Në përfundim të mbledhjes, Lulzim Basha tha sekëto janë orë intensive për politikën dhe se me ‘të vegjëlit’ u diskutua për përzgjedhjen e kandidatëve në votimet e ardhshme.
“Tashmë PD e ka në statut zgjedhjen e tyre me parimin një anëtar një votë. Ne do të zbatojmë sitetmin perëndimor të primareve brenda partisë” – tha Basha.
Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë teksa u shpreh se Edi Rama po vendos një regjim ushtarak për të mbrojtur Parlamentin.
“Qeveria po përpiqet të mbrojë një Parlament ilegjitim. Këto janë orë dhe ditë intensive për opozitën dhe shqiptarët. Ne do jemi në krah të tyre duke nisur që nesër në orën 10:00” – tha Lulzim Basha nga selia e PD.
/javanews/a.rada