Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.
KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.
Deri më tani flitet që mandatin ta marrin Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi.
Megjithatë, mbledhja e sotme pritet të zyrtarizojë edhe vendimin e KQZ pas shqyrtimit të formularëve të dekriminalizimit si dhe ligjshmërisë.
/a.rada